VIDEO/ Asist i Shaqirit, gol i Salah. Liverpooli i bashkohet Cityt në krye të Premierligës

VIDEO/ Asist i Shaqirit, gol i Salah. Liverpooli i bashkohet Cityt në krye të Premierligës

20:37, 20/10/2018

Liverpooli i Jurgen Klopit është rikthyer te fitorja në kampionat pas 2 barazimesh radhazi teksa ka mposhtur Hudersfield në transfertë me rezultatin minimal 0-1.

Asisti i Xherdan Shaqirit në minutën e 24-t, u kthye në gol nga Salah, duke i dhuruar kështu Liverpoolit fitoren e 7-të në 9 javë kampionat.

Një paraqitje mjaft e mirë e Xherdan Shaqirit, i cili ja shpërbleu me assist trajnerit Klop vendin e titullarit.

Me këtë triumf, Liverpooli u ngjit në kuotën e 23 pikëve, po aq sa ka edhe Manchester City që kryeson renditjen me golavarazh më të mirë. 

Në sfidën e radhës skuadra e Klop do të presë Cardifin në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco