Do jetë përballë Chelseat, Mourinho tregon do festojë apo jo nëse fiton ndaj ish-skuadrës

Do jetë përballë Chelseat, Mourinho tregon do festojë apo jo nëse fiton ndaj ish-skuadrës

22:03, 19/10/2018

Jose Mourinho po kalon një situatë shumë të vështirë në stolin e Manchester United.

E ardhmja e tij është në fije të perit dhe një goditje të madhe mund t’ia japë ish-skuadra e tij, Chelsea, këtë të shtunë.

Java e 9-të e Premier League nis me një superduel, por pavarësisht rëndësisë së sfidës apo edhe momentit të vështirë që po kalon, trajneri portugez theksoi se nëse Manchester United fiton në “Stamford Bridge” ai nuk do të festojë, pasi ka respekt maksimal për tifozët e Bluve të Londrës.

Mourinho e ka drejtuar Chelsean për rreth 6 vite në dy periudha të ndryshme.

Për mua është ndeshja e radhës. Do të festoj golat, apo fitoren e mundshme të ekipit tim? Jo, nuk do ta bëj një gjë të tillë. Për të festuar i bie të humbas kontrollin tim emocional, por kjo gjë vështirë të ndodhë. Besoj se do ta kontrolloj veten dhe do të respektoj stadiumin dhe tifozët, të cilët i kam patur në krah për disa vite”, deklaroi Mourinho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco