Rreziku për shkarkimin nga Reali, Lopetegui jep këtë përgjigje

Rreziku për shkarkimin nga Reali, Lopetegui jep këtë përgjigje

21:44, 19/10/2018

Së fundmi mediat spanjolle po flasin gjithnjë e më shumë për një shkarkim të mundshëm të Julen Lopeteguit nëse ky i fundit nuk arrin të mposhtë Barcelonën në El Clasicon e fundjavës së ardhshme.

Megjithatë vetë trajneri ka hedhur poshtë këto zëra duke deklaruar sa ka mbështetjen maksimale të drejtuesve të klubit dhe e ardhmja e tij në stolin e Realit nuk është në pikëpyetje.

Fillimisht në konferencën për shtyp trajneri i Los Blancos foli për sfidën e radhës ndaj Levantes.

“Levante është kundërshtar që është përmirësuar në të gjitha aspektet, ekip që ka fituar dy ndeshjet e fundit, por unë besoj te djemtë dhe te skuadra ime. Ne jemi të përqendruar te ndeshja që kemi nesër, duhet që të fitojmë në fushë, është më e mira që mund të bëjmë për momentin”.

Merkato – “Kam besim te stafi dhe lojtarët se ne do të bëjmë një sezon të mirë. Jam i sigurt se ne do të bëjmë një sezon të madh. Gjithçka nis nga Levante”.

Mbështetja –“Jam i qetë dhe i përqendruar për punën time. Klubi më mbështet”.

Kriza e golit –“Ne do të përpiqemi të përqendrohemi dhe të luajmë. Duhet që të gjenerojmë shumë, të gjithë duan që të marrin tri pikë që të çojnë në krye të klasifikimit”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco