Braktis Kombëtaren për arsyen e padëgjuar kurrë më parë; Nuk i pëlqente avioni

Braktis Kombëtaren për arsyen e padëgjuar kurrë më parë; Nuk i pëlqente avioni

21:26, 19/10/2018

Aubameyang ka shpërthyer pak çaste para se të nisej me avionin që do ta dërgonte në Sudan, aty ku Kombëtarja e tij, Gaboni, do të luante ndeshjen kualifikuese për Kupën e Afrikës.

Sulmuesi i Arsenalit e ka konsideruar të pasigurt avionin dhe ka refuzuar të udhëtojë me skuadrën.

“Nuk më pëlqen. Unë me këtë avion nuk nisem”, janë fjalët që ka thënë lideri i Kombëtares së Gabonit.

Aubameyang i përshëndeti të gjithë shokët e tij dhe ndërmori një tjetër fluturim duke iu drejtuar Londrës, për të vijuar stërvitjet në klubin e tij, Arsenalin.

Me këtë veprim mendohet se aventura e sulmuesit në Kombëtare është mbyllur përfundimisht, ndërkohë që Gaboni fluturoi drejt Sudanit dhe ia doli me sukses duke e fituar ndeshjen me rezultatin 1-0.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco