Sarri i marrosur pas Icardit, ofertë faraonike për Interin

Sarri i marrosur pas Icardit, ofertë faraonike për Interin

08:42, 19/10/2018

Chelsea nën drejtimin e Sarrit është pothuajse perfekt këtë sezon ku nuk ka asnjë humbje dhe është në vendin e parë në Premier League, por me pikë të barabarta me Manchester City dhe Liverpool (20 në 8 ndeshje).

Edhe pse kanë shënuar 18 gola, 3 më pak se City dhe një më pak se Arsenal (19), Chelsea nuk ka një sulmues potencial, me Alvaro Moratan që edhe kur aktivizohet nuk bind dhe Oliver Giroud që nuk është sulmues që të shënon 20 gola në sezon.

Sarri është rikthyer tek një dëshirë e vjetër ajo e Mauro Icardit të cilin e ka kërkuar edhe kur drejtonte Napolin.

Për klubin zikaltër është bërë gati oferta prej 117 milion eurosh, por zikaltërit pretendojnë shumë më shumë dhe nuk duan që ta lënë kapitenin të largohet nga ekipi, shkruan Syri.net.

Mauro kishte një dëshirë dhe kishte premtuar që nuk do të largohej pa e arritur, atë të luajtjes në Champions me klubin Italian, dhe këtë e ka arritur, madje duke shënuar në të dy ndeshjet e luajtura dhe duke qenë edhe vendimtar me golat e tij.

Vetë Icardi është shprehur: Ka pasur kontakte, por kam vendosur të qëndroj këtu për veten dhe familjen time. Kam pasur ëndrrën për të luajtur në Champions me fanellën e Interit dhe prandaj nuk munda të largohem".

Klubi dhe lojtari janë në bisedime për rinovimin e kontratën, me Mauron që pritet ti dyfishohet paga duke I shkuar në rreth 10 milion euro.

Gjithsesi Chelsea dhe jo vetëm po e monitorojnë situatën tek klubi zikaltër dhe në rast të një krisje, ofertat për të do jenë të shumta.

Për lojtarin interesohet edhe United, Real apo edhe Bayern Munich.

/A.P/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco