Panucci s’e aktivizoi me Jordaninë, Vrioni kthehet te Shpresat për sfidën me Spanjën

Panucci s’e aktivizoi me Jordaninë, Vrioni kthehet te Shpresat për sfidën me Spanjën

13:25, 11/10/2018

Xhakomo Vrioni, sulmuesi i ri i cili u thirr nga Panucci për sfidat me Jordaninë dhe Izraelin, ka lënë grumbullimin me Kombëtaren A, për tu bashkuar me atë Shpresa.

Duke qene se djaloshi i ri nuk u aktivizua ne miqësoren me Jordaninë, ka mundësinë që të luajë ndaj Spanjës me U-21.

Vrioni mund të jetë zgjidhje ideale për startin e ndeshjes për të besuarit e Alban Bushit, duke qenë se Albion Ademi është në pritje të lejekalimit nga FIFA, dhe për momentin nuk e ka marrë ende.

Kujtojmë që Vrioni bëri një debutim fantastik në shtator me Shpresat e Shqipërisë, teksa në ndeshjen miqësore ndaj Italisë, shënoi menjëherë gol dhe pati një vlerësim mjaft të mirë nga mediat italiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco