Kosovës i dëmtohet ky lojtar në prag të sfidës me Maltën

Kosovës i dëmtohet ky lojtar në prag të sfidës me Maltën

12:22, 11/10/2018

Mbrojtësi Leart Paçarada nuk do të mund ta ndihmojë Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e këtij muaji të vlefshme për Ligën e Kombeve, pasi u dëmtua gjatë seancës stërvitore.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se mbrojtësi anësor ka udhëtuar menjëherë në Gjermani, por nuk ka saktësuar se për çfarë lëndimi bëhet fjalë.

“Futbollisti i Kombëtares A, Leart Paçarada, është lënduar gjatë stërvitjeve, ndaj nuk do të jetë në gjendje që ta ndihmojë ekipin në këto dy ndeshje dhe ai udhëton menjëherë për Gjermani”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kosova do të ndeshet sonte në orën 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri” me Maltën, ndërsa pastaj do të udhëtojë në Ishujt Faroe për ndeshjen e radhës.

Këto ndeshje do të jenë të vlefshme për grupin e tretë të Ligës C në Ligën e Kombeve, ku Dardanët për momentin renditen të parët. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco