Kuqezinjtë me sytë tek Izrael-Skoci, ky rezultat i leverdis Shqipërisë

Kuqezinjtë me sytë tek Izrael-Skoci, ky rezultat i leverdis Shqipërisë

12:08, 11/10/2018

Shqipëria do të luajë të dielën në Beer Sheva sfidën e tretë të Nations League përballë Izraelit, rezultati i së cilës mbetet shumë i rëndësishëm për objektivat e kuqezinjve në Grupin A të Ligës C.

Mundësitë e formacionit të Panuccit për ta mbyllur grupin në vendin e parë do të varen edhe nga rezultatet e dy përballjeve mes Izraelit dhe Skocisë.

E para do të luhet sonte, në orën 20:45, në “Sammy Ofer Stadium” të Haifas.

Aktualisht, grupi kryesohet nga Skocia, që ka grumbulluar 3 pikë, aq sa Shqipëria, por ka mposhtur në përballjen direkte kuqezinjtë si dhe ka golaverazh më të mirë.

Shqipërisë, në fakt, i intereson që skocezët të mos fitojnë në këtë transfertë, me shpresën se në takimin e së dielës do të marrin rezultat pozitiv në Izrael, që të tentojnë vendin e parë në sfidën e fundit në Shqipëri me Skocinë.

Por, edhe nëse Izraeli fiton sot, atëherë çdo gjë do të jetë e barabartë në grup, me të tre skuadrat që do të kenë nga 3 pikë pas dy ndeshjeve.

Kësisoj, barazimi në Izrael-Skoci do t’i leverdiste më tepër Shqipërisë, por, skuadra e Panuccit duhet të bëjë detyrën e saj, për të marrë pikët e plota në dy sfidat e saj me izraelitët në transfertë dhe me skocezët në shtëpi.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco