Turan bëhet problematik, i thyen hundën këngëtarit të famshëm turk

Turan bëhet problematik, i thyen hundën këngëtarit të famshëm turk

11:01, 11/10/2018

Lojtari i Barcelonës, i huazuar këtë sezon te Basaksehir për këtë sezon, Arda Turan, ka qenë pjesë e një përleshjeje të mërkurën në Stamboll, ku ia theu hundën Berkayt, këngëtarit të famshëm.

Sipas raporteve nga mediat lokale, grindja ndodhi pasi Turan iu afrua gruas së këngëtarit.

Më pas, Berkay u ballafaqua ballë për ballë me Ardan, dhe pastaj filluan përleshjen.

Lojtari turk menjëherë ia theu hundën, dhe pas kësaj këngëtari u dërgua në spital ku edhe u operua.

Mirëpo, konflikti nuk përfundoi aty, pasi Arda shkoi në spital dhe i kërkoi gruas së këngëtarit që ta qëllojë atë me armë.

Ndërkohë, Arda Turan e mohoi këtë pastaj në rrjetin e tij social.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco