VIDEO/ Putin kërcënon ‘armiqtë’ e Khabib: Kush të provokon do ta paguajë shtrenjtë

VIDEO/ Putin kërcënon ‘armiqtë’ e Khabib: Kush të provokon do ta paguajë shtrenjtë

09:48, 11/10/2018

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se secili do të reagonte njëlloj si Khabib Nurmagomedov ndaj ekipit të Conor McGegorit, pasi e mposhti irlandezin në meçin e UFC 229.

Në një takim të mërkurën, Putini e uroi Nurmagomedovin si pasojë e fitores ndaj McGregorit të shtunën në Las Vegas.

“Nëse ne do të ishim sulmuar nga jashtë, jo vetëm ti, të gjithë ne do të reagonim njësoj. Kush të provokon, do ta paguajë shtrenjtë.”, i ka thënë Khabibi Putinit.

“Mirëpo është më mirë të mos arrijmë deri në atë shkallë”, ka vazhduar Putini.

Pas fitores, Khabibi e kapërceu kafazin tetëkëndësh duke u vërsulur drejt ekipit të McGregorit, të cilët i sulmoi.

Në konferencë për media pas meçit, Khabibi shpjegoi se i sulmoi ata pasi ishte ndjerë i ofenduar nga komentet e tyre për fenë dhe kombësinë e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco