Xherdan Shaqiri detyron Kloppin të ndryshojë skemën e Liverpoolit

Xherdan Shaqiri detyron Kloppin të ndryshojë skemën e Liverpoolit

16:11, 23/09/2018

Në Angli tema e ditës është: Kur dhe kush do ta ndalë Liverpulin? Jurgen Klopp feston me një fitore spektakolare stolin e tij të 600-të në karrierë falë një Xherdan Shaqiri, për të cilin ndryshoi edhe rreshtimin e skuadrës kundër Sauthemptonit:

“Plani im ishte që të ndryshoja taktikën, por ne nuk kemi kohë që të stërvitemi për shkak të kohës në Liverpool. Shënuam nga goditjet standarde, diçka fantastike dhe në pjesën e dytë kontrolluam ndeshjen. Të fitosh 7 ndeshje radhazi është fantastike, por sfidat sa vijnë dhe vështirësohen dhe tani kemi vetëm 4 ditë për të përgatitur ndeshjen kundër Chelseat (Kupa e Ligës). Por, djemtë janë në formë të mirë dhe kjo ndihmon”, tha trajneri gjerman.

Në lidhje me ndeshjen e 600- të shtoi: “M’u deshën 18 vite për 600 ndeshje dhe pas 18 vitesh të tjera do të jem 69 vjeç, kështu që uroj të kem shëndet të plotë”.

Përpara ndeshjes, Klop kishte thënë se gabimi i tij ishte që nuk aktivizonte Shaqirin.

Dhe talenti nga Gjilani, në ndeshjen e tij të parë si titullar ia shpërbleu, duke krijuar dy gola dhe fituar edhe çmimin e lojtarit të ndeshjes, ndonëse luajti vetëm 45′: në minutën e 10-të goditja e tij e devijuar nga Long dhe Hoed ndalet në rrjetë, ndërsa në shtesë ishte predha e tij, ajo që u ndal në traversën e Sauthemptonit, përpara se Salah ta shtynte në rrjetë.

“Rezultati është fantastik, por loja mund të kishte qenë më e mirë. Ndryshimet në modul na kushtuan pak. Shaqiri ishte fantastik, ashtu si Matip, por organizimi ynë ishte problem. Kjo shihej me komunikimin në fushë. Sauthemptoni nuk ishte keq, por ndoshta në 1/3-at e fushës ata nuk ishin të rrezikshëm. Një ndeshje pa pësuar është shumë e rëndësishme dhe ruajtja e përqendrimit në këtë periudhë të ngjeshur ndeshjesh është e vështirë. Më pëlqeu ajo që pashë”, përfundoi Klopp. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco