Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

VIDEO/ Insigne “show”, Napoli kap Juventus-in dhe shpreson te Frosinone

VIDEO/ Insigne “show”, Napoli kap Juventus-in dhe shpreson te Frosinone

15:19, 23/09/2018

Napoli ka marrë një fitore bindëse 3-1 në fushën e Torino-s, në një ndeshje të vlefshme për javën e pestë të Serisë A. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka regjistruar fitoren e katërt në kampionat falë një paraqitje shumë të mirë Lorenzo Insigne-s.

Tri pikët e marra sot kanë ndihmuar “axurrët” të shkojnë në kuotën e 12 pikëve dhe të kapin Juventus-in në kreun e renditjes. Gjithsesi, bardhezinjtë kanë një ndeshje më pak, duke parë se do të zbresin në fushë mbrëmjen e sotme për t’u ndeshur me Frosinone-n e vendit të parafundit.

Për sa i takon ndeshjes, miqtë kanë zhbllokuar ndeshjen pas vetëm katër minutash lojë me Insigne dhe kanë dyfishuar avantazh në minutën e 20-të me Simone Verdi-n. Vendasit kanë reaguar në ë 51-ën me Belotti, që ka rihapur takimin me penallti, por Insigne ka shuar shpresat e “demave” për një barazim në të 59-ën, duke fiksuar shifrat në 3-1.

Kjo ka qenë një ndeshje dhe fitore e veçantë për kapitenin e Napoli-t, Marek Hamsik, i cili ka luajtur sot ndeshjen e tij numër 400 në kampionatin italian.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco