Lajmi i fundit

Dosja ‘Xibraka’/ Gjykata: Olsi Rama (personi i paidentifikuar) solli trafikantët kolumbianë

Messi i thotë ‘PO’, Barcelona hyn në negociata për të transferuar këtë super lojtar

Messi i thotë ‘PO’, Barcelona hyn në negociata për të transferuar këtë super lojtar

12:00, 22/09/2018

Paul Pogba pritet të largohet nga Manchester United.

Sipas tabloidit britanik “Mirror”, katalanasit po rritin përpjekjet e tyre për të nënshkruar me fituesin e Kupës së Botës, Paul Pogba, shkruan SYRI.net.

Pogba ka qenë subjekt i shpeshtë i thashethemeve të largimeve nga “Old Trafford”  pasi nuk ka marrëdhënie të mirë me trajnerin Jose Mourinho.

Tani Barça do të kërkojë të përfitojë nga kjo situatë pasi ka dërguar në Manchester një zbulues për të arritur marrëveshjen paraprake me vlerë 100 milionë sterlina.

Edhe Lionel Messi është thirrur në bordin diskutues dhe ka dhënë pëlqimin e tij në mënyrë që Pogba të bëhet pjesë e fanellës së Barcelonës.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të katalanasve atëherë mesfushori francez pritet të kryejë gjatë janarit lëvizjen më të bujshme drejt La Ligas.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco