Nuk ndihet mungesa e Ronaldos, 100 ditët e Lopeteguit si trajner i Realit

Nuk ndihet mungesa e Ronaldos, 100 ditët e Lopeteguit si trajner i Realit

09:50, 22/09/2018

Julen Lopetegui ka mbushur 100 ditët e para si trajner i Real Madridit.

Nga Rusia në Valdebebas, trajneri i “Los Blancos” ka kaluar javë e muaj mjaft të vështirë para stabilizimit të plotë te skuadra nga Santiago Bernabeu.

Ai po ashtu trashëgoi një ekip nga i cili u largua futbollisti kryesor, Cristiano Ronaldo.

Mirëpo, Lopetegui me punën e tij ka bërë që deri më tani të mos ndihet mungesa e portugezit, shkruan “Marca”.

Dëshmia e fundit erdhi ndaj Romës në Champions League ku Real Madrid e dominoi ndeshjen duke fituar 3:0.

Synimi i radhës nga Lopetegui është ta përmirësojë edhe më shumë lojën e Real Madridit, pasi në kampionat ka humbur dy pikë në 4 javët e para të La Ligas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco