Lajmi i fundit

Ilir Meta deklaratë për mediat

Grezda gati të bëjë debutimin si titullar me Rangers

Grezda gati të bëjë debutimin si titullar me Rangers

09:30, 22/09/2018

Eros Grezda javë më parë ka kompletuar transferimin e tij tek gjiganti skocez Rangers.

Sulmuesi shqiptar debutoi në Ligën Premier të Skocisë javën e kaluar duke luajtur si zëvendësues.

Skuadra e udhëhequr nga Steven Gerrard në mesjavë luajti në Ligën e Evropës ndaj Villareal ku mori një barazim të vlefshëm 2-2.

Në këtë sfidë Grezda qëndroi gjatë gjithë kohës në stol dhe nuk pati fare minuta.

Por mediat skoceze kanë raportuar se ditën e diel Steven Gerrard do të luajë nga minuta e parë në transfertë përballë St Johnstone.

Kujtojmë që Rangers triumfuan 4-0 ndaj Dunde FC, ndërsa për Grezdën ishin në dispozicion 13 minuta.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco