Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

VIDEO/ Shqiptari tregon si ra në gropë kur po festonte golin: Ishte 3 metra

VIDEO/ Shqiptari tregon si ra në gropë kur po festonte golin: Ishte 3 metra

18:32, 21/09/2018

Lojtari shqiptar i Zurich, Benjamin Kololli, është bërë "viral" dy ditët e fundit në rrjet, kjo pasi ai u bë protagonist pas golit të shënuar kundër AEK Larnaka në Europa League.

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës pas golit të shënuar, vrapoi drejt tifozëve për të festuar me ta, por në momentin që u hodh të kalonte një tabelë, ai ra në një gropë të thellë.

Kjo situatë ka shkaktuar të qeshura dhe është shpërndarë me shpejtësi në rrjet, ndërsa vetë Kololli ka deklaruar që nuk e kishte vënë re fare gropën.

“Vetëm pasi kisha kërcyer e pashë gropën, ishte ndoshta 3 metra e thellë”, deklaroi Kololli.

“Lojtarët tjerë u desh të më ndihmonin për të dalë nga gropa, por fatmirësisht gjithçka është në rregull”, ka deklaruar mesfushori nga Kosova.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco