Messi apo Ronaldo? Flet Boateng: Ja kush është lojtari më i mirë në botë

Messi apo Ronaldo? Flet Boateng: Ja kush është lojtari më i mirë në botë

11:45, 21/09/2018

Kevin Prince Boateng, i cili për momentin është duke luajtur për Sassuolon, por ka folur për dy yjet më të mëdhenj të futbollit: Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Në një intervistë për mediumin gjerman SPOX, Boateng ka thënë se është admirues i të dy lojtarëve, por e sheh Cristiano Ronaldon si “shembulli më i mirë për fëmijët”.

“Për të rinjtë që janë futbollistë, Ronaldo duhet të jetë më i miri në botë, sepse ai është shembulli më i mirë për ta parë” , thotë Boateng. Sipas sulmuesit të klubit italian, Ronaldo është shembulli më i mirë sepse “ai stërvitet në maksimum dhe ka talent, ai punon si i çmendur” .

Megjithatë, edhe pse ai beson se “për një lojtar që fillon karrierën, pasqyra e tij duhet të jetë Ronaldo”, ai e pranon se “më i miri në botë është Leo Messi”.

Gjermani krahason të dy lojtarët por beson se njëri është nga kjo botë, ndërsa tjetri është një alien.

“Gjëra që bën Ronaldo ndodhin në këtë botë, vetëm këtu, por më i miri është Messi” , thotë Boateng. “Cristiano dominon këtë botë, por Messi është mbi gjithcka”, shton tutje lojtari me prejardhje nga Gana.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco