Nuk është në planet e Ancelotti, ‘ylli’ i Napolit po kërkon largimin

Nuk është në planet e Ancelotti, ‘ylli’ i Napolit po kërkon largimin

10:32, 21/09/2018

Mesfushori i Napolit, Marek Hamsik po mendon të largohet gjatë merkatos së janarit.

Sipas “Tuttosport”, Hamsik nuk është në qendër të projektit të Carlo Ancelottit, pasi ka përfunduar vetëm një nga pesë ndeshjet e Napolit këtë sezon, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Rrjedhimisht, një ikje nga San Paolo 'duket të jetë në axhendën' e janarit dhe 'tashmë mund të ketë zhvillime' në këtë drejtim.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Hamsik me shumë mundësi do të provojë një aventurë të re në Kinë.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco