Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Juventus në ‘hall’ për 2 lojtarë

Juventus në ‘hall’ për 2 lojtarë

23:49, 20/09/2018

Pas fitores së madhe të arritur ndaj Valencias me 10 lojtarë në fushë (Cristiano Ronaldo u ndëshkua me karton të kuq), tek Juventusi janë në ankth për gjendjen fizike të Sami Khediras dhe Douglas Costas.

Mesfushori gjerman doli nga fusha në minutën e 23-të, pas shqetësimit muskular që ndjeu në kofshën e majtë, e me siguri do të mungojë në ndeshjen e fundjavës kundër Frosinones.

Braziliani, nga ana tjetër, nuk luajti më shumë se 22 minuta në Champions, për një problem të ngjashëm në kofshën e djathtë.

Pas Spinazzola, Barzaglit dhe De Sciglios, Allegri duhet të bëjë edhe pa Khediras e Douglas Costan. Fatkeqësisht, për ish-futbollistin e Realit të Madridit bëhet fjalë për një dëmtim në të njëjtën zonë, që e mbajti dy javë jashtë fushave të blerta.

Ndërsa për brazilian është thjesht një moment jo. Ai është skualifikuar 4 javë në kampionat, pasi pështyu Di Francescon e Sassuolos.

Douglas Costa pritet ë rikthehet në fushë më 2 tetor, në takimin e dytë në grupet e Championsit përballë skuadrës zvicerane, Young Boys.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco