Gjenden drogë dhe pije alkoolike në stadiumin e ri që po ndërtohet

Gjenden drogë dhe pije alkoolike në stadiumin e ri që po ndërtohet

21:32, 20/09/2018

Një skandal i vërtetë ka shpërthyer në Angli, me stadiumin e ri të Tottenhamit, i cili është akoma në ndërtim e sipër.

Siç shkruan “The Sun”, ditën e sotme, pas disa kontrollesh, janë gjetur kokainë dhe pije alkoolike, në kraterin e ndërtimin, të cilat janë përdorur nga punëtorët.

Përfaqësues të firmës ndërtuese të stadiumit, kanë mohuar gjithçka, ndërkohë që ngjarja është munduar të mbahet e fshehtë, për të mos prishur imazhin e klubit.

Diçka e tillë, i ka bërë akoma më të inatosur tifozët e “spursave”, pasi data e përfundimit të ndërtimit të stadiumit vazhdon e shtyhet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco