Lazio luan në Europa League, Tare vendos për dyshen Milinkovic-Imobile

Lazio luan në Europa League, Tare vendos për dyshen Milinkovic-Imobile

20:11, 20/09/2018

Lazio është duke luajtur ndeshjen përballë skuadrës së Apollon e vlefshme për Ligën e Europës.

Ekipi i drejtuar nga Inzaghi është duke fituar me rezultatin 1-0 falë golit të Luis Albertos.

Megjithatë përveç kësaj ndeshje te skuadra kryeqytetase e Italisë fokusi qëndron edhe te dy lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për sulmuesin Ciro Imobile dhe Milinkovic Savic për të cilët Igli Tare ka dalë garant se do të zgjasin kontratën.

“Rinovimet e Milinkovic-Savic dhe Imobile janë çështje ditësh”, tha Tare.

Kujtojmë se Milinkovic-Savic ishte një nga lojtarët më të kërkuar të merkatos që lamë pas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco