Lajmi i fundit

Bardhi: Provohet bashkëpunimi i Olsi Ramës me grupin e kokainës në Xibrakë, 10 prova

Allegri komenton episodin e kartonit të kuq: Ja çfarë na bëri dalja e Cristianos

Allegri komenton episodin e kartonit të kuq: Ja çfarë na bëri dalja e Cristianos

23:49, 19/09/2018

Fitorja ishte e rëndësishme, edhe pse erdhi me jo pak vuajtje. Trajneri Masimiliano Allegri, pas fitores së Juves ndaj Valencias, komenton 3 pikët e marra, por edhe episodin e Ronaldos.

“Djemtë luajtën mirë, pasi kishim mundësi shënimi edhe para se Ronaldo të dilte me të kuq, por më pas arritëm të merrnim avantazhin e merituar. Fakti që ishim me një lojtar më pak në fushë, i rriti përqendrimin të gjithëve, dhe për më tepër ndeshja në Champions të jep të tjera emocione.

Mund të kishim bërë më mirë, por i kuqi i Ronaldos na ndryshoi pak taktikat. Nuk dua të komentoj vendimin e arbitrit, por them se me VAR, ai do vendoste më mirë për atë situatë.

Më vjen keq pasi për të paktën ndeshjen tjetër, humbim një lojtar shumë të rëndësishëm”, deklaroi Allegri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco