MOVIOLA/ I kuqi i Ronaldos, befasojnë specialistët italianë

MOVIOLA/ I kuqi i Ronaldos, befasojnë specialistët italianë

23:01, 19/09/2018

Kartoni i kuq për Kristiano Ronaldon në ndeshjen kundër Valencias, sipas moviolës së specialistëve italiane, është një vendim i gabuar i arbitrit.

“Asistenti prapa portës lajmëron kryesorin për një kontakt në ajër mes Ronlados e Murilos. Pas një kontakti gjatë së cilit Murilo bie në tokë, Ronaldo i afrohet mbrojtësit kolumbian dhe e prek në kokë duke i tërhequr lehtë flokët. Asnjë e bujshme, por për arbitrin është karton i kuq i drejtpërdrejte. Vendimi duket i tepruar”, sipas moviolës së publikuar nga prestigjiozja italiane Calciomercato.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco