Presidenti vlerëson Skënder Halilin me titullin e lartë: Mirënjohje

Presidenti vlerëson Skënder Halilin me titullin e lartë: Mirënjohje

22:45, 19/09/2018

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka vlerësuar sot një tjetër figurë historike të futbollit shqiptar.

Kreu i Shtetit i ka akorduar titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ikonës së futbollit Skënder Halili duke i shprehur mirënjohje për aftësitë e larta dhe si mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe i vlerave qytetare.

“Për cilësi të rralla si qendërmbrojtësi model në historinë e futbollit shqiptar, sot pata kënaqësinë të nderoj me titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut’, ikonën e futbollit shqiptar, Skënder Halilin, kampionin e mbrojtjes së ekipeve ‘Tirana’, ‘Dinamo’ dhe atij Kombëtar. Me mirënjohje për aftësitë e larta profesionale në fushën e futbollit, si mbrojtës i dinjitetit njerëzor dhe i vlerave qytetare!?????????”, shkruan Presidenti në “Facebook”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco