Juventus e kalon me probleme natën në Valencia, i ndodh e papritura në hotel

Juventus e kalon me probleme natën në Valencia, i ndodh e papritura në hotel

16:43, 19/09/2018

Cristiano Ronaldo dhe bashkëlojtarët e tij patën një natë të vështirë në Spanjë para ndeshjes së Juventusit kundër Valencias në Ligën e Kampioneve.

Sipas gazetës “Las Provincias”, një grup prej 20 personash u mblodhën përballë hotelit ku skuadra e Juventusit ishte vendosur dhe bënë zhurmë, duke mos i lënë të bëjnë gjumë të rehatshëm italianët.

Sipas gazetës, janë dëgjuar brohoritje fyese dhe janë hedhur mjete piroteknike, përfshirë një pllakë me mbishkrimin “Juve Merda”.

Është dashur ndërhyrja e policisë për t’i larguar ata dhe për ta siguruar zonën rreth hotelit.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco