Shah, rekord regjistrimesh i të rinjve shqiptarë në një turne ndërkombëtar

Shah, rekord regjistrimesh i të rinjve shqiptarë në një turne ndërkombëtar

14:17, 19/09/2018

21 të rinj nga Shqipëria, djem dhe vajza të moshave nga 8 deri 18 vjeç, kanë konfirmuar pjesëmarrjen në "Mladinski Open Turnir - Lasker 2018" nga 11-18 tetor 2018, krahas shahistëve nga Maqedonia, Turqia, Serbia, Bullgaria, Kroacia

“Ky numër shënon pjesëmarrjen më të lartë të shahistëve nga Shqipëria në një turne ndërkombëtar jashte kufijve të vendit, - tha instruktori kombëtar i FIDE, z.Arian Bllaca. - Organizimi këtë vit nga FSHSH i Kampionatit Botëror të Shkollave dhe Turneut Ndërkombëtar të Frankofonisë, përveç afrimit të një numri të ndjeshëm të fëmijëve drejt sportit të inteligjencës, ka rritur ambicien e shahistëve të moshave dhe trajnerëve të tyre, në kërkim të rezultateve dhe cilësisë më të lartë. Le të vazhdojmë kështu.”

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco