Lëvizje surprizuese orët e fundit, Kukësi rikthen ish-trajnerin e Kamzës

Lëvizje surprizuese orët e fundit, Kukësi rikthen ish-trajnerin e Kamzës

14:12, 19/09/2018

Ish-trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, do të marr një post drejtuesi te  klubi i Kukësit.

Lajmi është konfirmuar së fundmi edhe nga faqja zyrtare e klubit verilindor ku theksohet se Ndreu ka marrë postin e menaxhimit.

“Ramadan Ndreu, emërohet Drejtor Menaxhmi i FK Kukësit.

Ramadan Ndreu, që nga sot do te jetë Drejtor Menaxhimi tek FK Kukësi.

Z. Ndreu, një emër i njohur i futbollit shqiptar në fushën e trainingut por dhe menaxhimit, dhe merr ketë besim nga Presidenti dhe klubi në një moment të rëndësishëm, kur ekipi ka objektiv madhor marrjen titullit kampion.

Përvoja e z. Ndreu do të jetë një ndihmë e madhe për klubit dhe manaxhimin e tij. Klubi ynë po shkon drejt standarteve europiane dhe një rëndësi të madhe i kushton dhe organikës dhe stafit profesionist”, thuhet në reagimin zyrtar të Kukësit.

Falë përvojës së madhe në kampionatin shqiptar, ish-trajneri i Kamzës do të jetë një ndihmë e madhe për verilindorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco