VIDEO/ Messi shënoi supergol, por shikoni çfarë bënte pas murit lojtari i PSV-së

VIDEO/ Messi shënoi supergol, por shikoni çfarë bënte pas murit lojtari i PSV-së

10:55, 19/09/2018

Barcelona e mposhti PSV Eindhovenin në ndeshjen e tyre hapëse në Ligën e Kampionëve, me Lionel Messin që shkëlqeu me tripletën e tij të tetë në këtë kompeticion.

Në minutën e 32’ Messi i dha Barçës avantazhin me një gol të mrekullueshëm nga goditja e dënimit.

Dhe çfarë goli ishte se! Messi e çoi topin mbi murin mbrojtës të PSV-së dhe direkt në këndin e majtë të portierit.

Por, Hirving Lozano u përpoq dëshpërimisht për të ndalur gjuajtjen e Messit pasi sulmuesi meksikan u shtri pas murit mbrojtës për t’ia parandaluar gjuajtjen argjentinasit

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco