Ancelotti pas ndeshjes: Ja çfarë bënë lojtarët serb, gjyqtari...

Ancelotti pas ndeshjes: Ja çfarë bënë lojtarët serb, gjyqtari...

08:50, 19/09/2018

Pas barazimit pa gola, trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti mbeti i pakënaqur nga strategjia e skuadrës së Crvena Zvezdës në Ligën e Kampionëve.

Ai është ankuar në mungesën e fatit dhe efikasitetit te skuadra nga “San Paolo”, por nuk ka ndalur edhe akuzën ndaj kundërshtarëve.

 “Na mungoi pak, në finalizim, kemi humbur pasimin e fundit ose krosimin, kemi hyrë me vonesë brenda zonës. Kemi qenë pak të pafat, dhe jo efikas”, u shpreh ai.

“Kemi humbur dy pikë në një grup të vështirë por na presin edhe pesë ndeshje, mbetet një klub i komplikuar por nuk duhet të jemi kaq dramatik”, shtoi italiani.

“Futbollistët kundërshtarë u treguan profesionist për humbjen e kohës, u rrëzuan pandërprerë dhe gjyqtari ra në grackat e tyre”, theksoi Ancelotti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco