VIDEO/ Mane huton Neymarin me këtë driblim fantastik

VIDEO/ Mane huton Neymarin me këtë driblim fantastik

23:37, 18/09/2018

Liga e Kampionëve ka ngritur siparin ditën e sotme duke dhuruar spektakël që në ndeshjet e para, ku nuk kanë munguar rezultatet surprizë, por edhe momente të cilat duhen veçuar në fushën e blertë.

Një nga takimet më të bukura sot, ka qenë përballja e Liverpoolit me PSG-së, ndeshje kjo që dhuroi plot 5 gola.

“The Reds” fitoi me rezultatin 3-2, duke treguar edhe njëherë se është në një moment mjaft të mirë dhe se kryesimi në Premier Ligë nuk është rastësi.

Shpesh jemi mësuar të shohim Neymarin që dhuron spektakël në fushë, duke dribluar futbollistët në mënyrë të vazhdueshme, por këtë herë ka qenë pikërisht braziliani ai i cili ka rënë pre e driblimeve.

Në rrjetet sociale, është bërë virale një video ku Sadio Mane driblon Neymarin, duke bërë që ku i fundit të hutohet komplet, pa ditur se ku shkoi ylli i Liverpoolit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco