VIDEO/ Ja çfarë thotë  Icardi flet pas supergolit dhe fitores së ‘çmendur’ me Tottenthamin

VIDEO/ Ja çfarë thotë Icardi flet pas supergolit dhe fitores së ‘çmendur’ me Tottenthamin

22:03, 18/09/2018

Një ndeshje e çmendur. Në vuajtje nga minuta e parë deri në të 85-tën, pothuajse pa prekur asnjë top. Edhe ato pak që preku, nuk është se shkonin shumë mirë. Më pas, një krosim nga Asamoah nga ana e majtë, dhe Icardi vendos të shpërthejë, dhe të shënojë për herë të parë në karrierën e tij në Champions League.

Pas ndeshjes, kapiteni i zikaltërve shpreh euforinë dhe emocionet e atij momenti.

“Asamoah më dha një top fantastik dhe në fund, gjithçka përfundoi me sukses, duke e dërguar në rrjetë. Një natë spektakolare, bëmë atë që duhej të bënim. Kemi një skuadër të fortë, dhe mund të luajmë me këdo, pavarësisht atij starti që kemi bërë në kampionat.

E kemi pritur këtë ndeshje prej tri muajsh, kështu që pas kësaj fitoreje, kemi akoma më shumë forcë për t’u përmirësuar edhe në kampionat. Fitorja na jep forcë të ecim përpara, por duhet të mbetemi të qetë.

Nuk e di nëse është ndeshja e kthimit për ne, por të shtunën është e sigurt që do luajmë një ndeshje me mentalitet tjetër nga ato që kemi luajtur këto 4 javët e para”, deklaroi Icardi.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco