VIDEO/ Inter bën përmbysjen e madhe me Tottenhamin, 2 gola në fund 'çmendin' zikaltrit

VIDEO/ Inter bën përmbysjen e madhe me Tottenhamin, 2 gola në fund 'çmendin' zikaltrit

20:46, 18/09/2018

Inter dhe Tottenhami u përballën mes tyre në “San Siro” në takimin e parë të vlefshëm për Grupin B të Championsit, bën të ditur Syri.net.

Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa në të dytën, në minutën e 53-të Eriksen me një gjuajtje brenda zone kalon anglezët në avantazh.

Në minutën e 86-të Mauro Icardi me një gjuajte të fortë, fluturimthi, shënon një supergol, duke barazuar shifrat, 1-1.

Ka ende lojë, ku zikaltrit bëjnë përmbysjen e madhe. Në minutën e dytë shtesë Vecino me kokë shënon golin e dytë, duke i dhënë Interit fitoren ndaj anglezëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco