VIDEO/ Nuk e keni parë në këtë gjendje, Maradona çmendet pas fitores me klubin e ri

VIDEO/ Nuk e keni parë në këtë gjendje, Maradona çmendet pas fitores me klubin e ri

11:21, 18/09/2018

Diego Maradona ka debutuar me fitore si trajner i Dorados Di Sinaloa.

Legjenda e futbollit botëror e nis me fitores eksperiencën në krye të Dorados di Sinaloa, që mposhti 4-1 Tapachula për suksesin e parë sezonal në Ligën e Dytë të këtij vendi.

Sulmuesi Vinicio Angulo, më numrin 10 në fanellë, atë që mbante dikur argjentinasi, realizoi tregolësh.

El Pibe de Oro luajti ndeshjen e tij në pankinë. Telekamerat e fokusonin shpesh, madje edhe kur tentoi të këndonte himnin meksikan.

Maradona nuk përmbahej në momentet e shënimit të golave të skuadrës së tij, duke festuar si i çmendur.

Edhe tifozët nuk kanë mbetur pas, ata e kanë nderuar me duartrokitje të shumta dhe me ovacione.

Maradona ua ktheu tifozëve duke festuar poshtë sektorit ultras, sikurse kishte bërë edhe gjatë prezantimit të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco