Lojtari në Gjermani dënohet rëndë pas ndërhyrjes horror ndaj Rafinhas

Lojtari në Gjermani dënohet rëndë pas ndërhyrjes horror ndaj Rafinhas

11:00, 18/09/2018

Karim Bellarabi është pezulluar për 4 ndeshjet e ardhshme në Bundesligë, për shkak të faullit të rëndë ndaj mbrojtësit të Bayern-it Rafinha.

Përveç kësaj, anësori ofensiv i Leverkusen-it duhet të paguajë edhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, ka bërë të ditur Federata Gjermane e Futbollit.

Bellarabi u ndëshkua me karton të kuq të shtunën, pasi shkeli nga pas Rafinha-n, i cili pësoi një këputje të pjesshme të ligamentit në gjurin e majtë dhe do të mungojë për shumë javë.

Më vonë Bellarabi postoi një mesazh në Instagram duke kërkuar falje dhe duke e konsideruar të paqëllimshëm faullin e tij.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco