Ndryshimi i madh në Champions: Ja përse ndeshjet do luhen në orën 18:55 dhe 21:00

Ndryshimi i madh në Champions: Ja përse ndeshjet do luhen në orën 18:55 dhe 21:00

10:42, 18/09/2018

Tifozë të futbollit, kemi një lajm të mirë për ju – Champions League po rikthehet!

Kompeticioni më prestigjioz evropian do fillojë sezonin e ri këtë javë me duelet interesante në fazën e grupeve.

Liverpooli dhe Tottenhami do të përballen me Paris Saint-Germain, respektivisht me Interin, ndërsa dy klubet nga Mançesteri do të përballen me Lyonin, respektivisht me Young Boys.

Por, ka një ndryshim të madh te oraret e ndeshjeve, ku ndeshjet e fillojnë në orare më të ndryshme, teksa në vitet paraprake orari i të gjitha ndeshejve ishte 20:45.

Këtu keni gjithçka që ju duhet të dini:

Image

Çfarë nënkuptojmë me oraret e reja të ndeshjeve:

UEFA ka njoftuar se oraret e ndeshjeve do të ndryshojmë këtë sezon duke i replikuar ndeshjet e Europa Leagues.

Në sezonet paraprake, ndeshjet kanë filluar në orën, 20:45, në përjashtim të vendeve si Rusia.

Por, këtë sezon, ndeshjet do të zhvillohet në ora, 18:55 dhe 21:00.

Kështu kjo do t’i lejojë që më shumë ndeshje të transmetohen në televizione. Këtë vendim, UEFA do ta rishqyrtojë sërish në fund të sezonit, 2020/21.

Pse janë ndryshuar oraret e ndeshjeve këtë sezon?

Pse, ju dëgjojmë juve duke pyetur? Sepse paraja dominon botën.

UEFA shpreson se ndryshimi i orarit të ndeshjeve do të sjellë më shumë të ardhura pasi që më shumë ndeshje do të transmetohen në televizione.

Megjithatë, kjo do të një mjaft e vështirë për tifozët, pasi në ndeshjet që fillojnë nga ora, 18:55, ata detyrohen që menjëherë pas punës së tyre, të shkojnë në stadium për ta ndjekur skuadrën e zemrës.

Cilat skuadra do të ndikohen nga kjo?

Disa prej klubeve më të mëdha evropiane do të ndikohen nga oraret e hershme në javën e parë të fazës së grupeve.

Të martën, sonte, Barcelona e pret PSV-n në ”Camp Nou” në orën, 18:55, ndërsa Interi përballet me Tottenhamin në ”Giuseppe Meazza” në të njëjtën kohë.

24 orë më vonë, Ajaxi përballet me AEK Athens, ndërsa Shakhtar Donetsk do të përballet me Hoffenheimin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco