Ronaldo sheh ndeshjen e parë si president klubi

Ronaldo sheh ndeshjen e parë si president klubi

23:40, 16/09/2018

Ronaldo Nazario Da Lima, presidenti i ri i Real Valladolidit, ishte sot i pranishëm në tribunat e “Estadio Jose Zorrilla” për të parë ndeshjen e klubit të tij kundër Alavesit.

Sulmuesi legjendar u bë aksioneri kryesor i Valladolidit, pasi bleu 51 për qind të aksioneve të klubit disa ditë më parë.

Ronaldo, 42-vjeçar, ishte i pranishëm në stadium duke mos dashur ta humbasë ndeshjen e parë të ekipit të tij që prej ardhjes në krye të klubit.

Fatkeqësisht për të, Valladolidi u mposht nga Alavesi 1-0, teksa Ronaldo e ndoqi tërë takimin dhe i përshëndeti tifozët me buzëqeshje.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco