VIDEO/ Sampdoria ndërpret stërvitjen në orën e tragjedisë së Genoas, mbahet heshtje

VIDEO/ Sampdoria ndërpret stërvitjen në orën e tragjedisë së Genoas, mbahet heshtje

13:43, 14/09/2018

Genoa ka përjetuar një muaj më parë një nga tragjeditë më të rënda të viteve të fundit, pasi rrëzimi i urës “Morandi” në këtë qytet shkaktoi shumë viktima.

Një muaj pas asaj ngjarjeje të rëndë, skuadra e Sampdorias ka vendosur që të nderojë në një mënyrë të veçantë viktimat e tragjedisë.

Nëpërmjet rrjeteve sociale, klubi ka shpërndarë një video ku shfaqen lojtarët të cilët në orën 11:36, kur ndodhi aksidenti më 14 gusht, lanë në mes stërvitjen, dhe u rreshtuan të gjithë duke mbajtur një minutë heshtje në kujtim të ngjarjes dhe atyre që humbën jetën mes gërmadhave të urës.

Si rrjedhojë e atij incidenti, ndeshjet e asaj jave të Sampdorias me Fiorentinën dhe Genoas me Milanin u shtynë nga Federata Italiane e Futbollit.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco