Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Mourinho ‘mban peng’ rinovimin e kontratës së Skriniar me Interin

Mourinho ‘mban peng’ rinovimin e kontratës së Skriniar me Interin

13:10, 14/09/2018

Ylli i mbrojtjes së Interit, Milan Skriniar, është prej një kohë të gjatë në radarët e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho.

“The Special One” ka bërë oferta të ndryshme gjatë verës, por skuadra e Interit refuzoi që të shiste mbrojtësin e marrë nga Sampdoria për 30 milionë euro.

Tani, sipas asaj që bën me dije “Il Corriere dello Sport”, klubi zikaltër po punon me lojtarin për të zgjatur kontratën, por sllovaku nuk e ka dhënë ende dritën jeshile për këtë marrëveshje.

Interi i ka ofruar lojtarit 2.5 milionë euro në sezon, ndërkohë që tani merr 1.5 milionë euro.

Por ajo që ka bërë me dije agjenti i futbollistit është se paga që ofroi Mourinho për Skriniar ishte 3.5 milionë euro.

Vetë lojtari duket se nuk është i nxituar për një zgjatje të kontratës teksa shprehet: “Në këtë moment ne jemi duke diskutuar. Unë dua të vazhdojmë atë që filluam vitin e kaluar. Interi duhet gjithmonë të bëjë më mirë, ekipi është më i fortë, kështu që ne duam që të arrijmë rezultate të rëndësishme”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco