Këtij njeriu i ndrit fati, përfiton 6.6 milion euro nga transferimi i Neymar

Këtij njeriu i ndrit fati, përfiton 6.6 milion euro nga transferimi i Neymar

12:20, 14/09/2018

Barcelona u detyrua t’i paguajë mbi gjashtë milionë një punëtori të saj pas transferimit të Neymarit.

Bëhet fjalë për Andre Kurin, një agjent i Barcelonës për tregun brazilian.

E përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” ka zbuluar gjithçka rreth fitimit të madh të Kurit.

Kuri ishte njeriu i besuar i ish-presidentit Sandro Rosell dhe kishte kryer transferimin e Neymarit te Barcelona.

Kësisoj, në kontratë ishte një klauzolë që i siguronte fitimin e 3% të shumës në rast të shitjes së brazilianit.

Kështu edhe ndodhi, pasi Neymar iu bashkua gjigantit francez Paris Saint Germain për 222 milionë euro.

Agjentit të klubit i takonin 6,6 milionë euro dëmshpërblim, por që Barcelona kishte refuzuar t’ia jepte.

Më pas palët iu drejtuan gjykatave dhe Barcelona u detyrua të paguajë detyrimin për Kurin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco