Trajneri i PSG në siklet, i duhet të gjejë zgjidhje për Areolën dhe Buffon

Trajneri i PSG në siklet, i duhet të gjejë zgjidhje për Areolën dhe Buffon

11:38, 14/09/2018

Te PSG vazhdon të ketë një çështje portierësh. Trajneri Thomas Tuchel vazhdon t’i japë besim Areolës, i cili pritet të luajë ndeshjet e radhës, duke përfshirë edhe atë kundër Liverpoolit, por gjermani qartësoi se ende nuk e ka vendosur kush do të jetë titullar në skuadrën e tij.

“Nuk kam thënë që Areola është numri 1 tani, por ja kam thënë vetë lojtarit përpara se të vinte Buffon. Gjithsesi, Gigi është Gigi. Duhet të jemi inteligjentë e të gjejmë një zgjidhje të përbashkët për të dy”, shprehet tekniku i PSG-së.

Një nga arsyet që Areola do të luajë në Champions, është dhe skualifikimi prej tre ndeshjesh i Buffon, pas deklaratave kundër gjyqtarit në çerekfinalen e dytë mes Realit të Madridit e Juventusit sezonin e shkuar.

Një lajm i mirë për Tuchel është dhe rikthimi i Marco Verratit, i cili nuk ka luajtur ende asnjë ndeshje këtë sezon.

“Është shumë e rëndësishme që një lojtar si Marco, të jetë në gjendje të mirë. Ai ka punuar fort e duhet të vazhdojë kështu. Po flasim për një lojtar me shumë guxim, i cili do ta ketë gjithmonë topin e të hapë lojën për shokët e skuadrës”, theksoi Tuchel.

Klubi francez ka rënë në një grup ferri të UEFA Champions League. Ata do të jenë në një grup me finalistët e edicionit të kaluar, Liverpool, Napolin e ish-trajnerit të tyre Carlo Ancelotti dhe serbët e Crvena Zvezdas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco