Izraeli merr lajmin e keq para duelit me Shqipërinë në Ligën e Kombeve

Izraeli merr lajmin e keq para duelit me Shqipërinë në Ligën e Kombeve

14:40, 05/09/2018

Nëse Kristian Panuçi ka dhimbje koke për të zgjedhur mes Etrit Berishës dhe Thomas Strakoshës për katërkëndorin e përfaqësueses shqiptare, te Izraeli situata me portierët para ndeshjes së të premtes është alarmuese.

Një dëmtim në gju ka mbyllur grumbullimin për titullarin e kombëtares, Ariel Harush, duke bërë që izraelitët të udhëtojnë sot drejt Shqipërisë me tre portierë pa eksperiencë.

Harush u dëmtua në stërvitje në gju dhe pasi kreu vizita mjekësore, vendosi të provonte mos ishte i gatshëm për duelin e të premtes.

Por stafi i përfaqësueses së Izraelit bëri të ditur se portieri nuk do të rikuperohej në kohë, ndaj është lejuar të largohet nga grumbullimi. Në vend të tij është thirrur në përfaqësueses Mahmud Kanadil i Bnei Sakhnin.

Ky i fundit nuk ka luajtur asnjë ndeshje me përfaqësuesen e Izraelit, ashtu si portieri tjetër i grumbulluar, Deni Amos i Makabi Netanja. Kësisoj, zgjidhja e parë për portën mbetet Gai Hajimov i Makabi Haifa i cili ka luajtur vetëm 1 ndeshje me fanellën e përfaqësueses së Izraelit.

Edhe atë ndeshje, ai e ka luajtur në vitin 2011, kur zbriti në fushë ndaj Kroacisë në sfidën që Izraeli e humbi me shifrat 3-1. Në moshën 32-vjeçare, atij do t’i jepet mundësia të luajë ndeshjen e dytë me përfaqësuesen të premten në “Elbasan Arena”. /vipsport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco