Vieri me këtë deklaratë ‘godet’ keq Juventusin dhe Ronaldon

Vieri me këtë deklaratë ‘godet’ keq Juventusin dhe Ronaldon

10:30, 23/08/2018

Ish sulmuesi i Interit, Christian Vieri ka komentuar transferimin e Cristiano Ronaldos tek Juventusi.

Vieri e quan lëvizje të madhe transferimin e Ronaldos por kjo sipas tij do të shërbejë më shumë për marketing.

Ai mendon se CR7 ëhstë në një moshë të madhe dhe për këtë arsye do të shënojë më pak gola krahasuar me vitin e kaluar, shkruan "Sportmediaset", raporton SYRI.net.

“CR7 ka ardhur në Itali në moshën 33 vjeçare. Nuk është një moshë e favorshme për të dhënë 100 për qind më të mirën. Mendoj se nuk do të ketë forcë dhe në këtë mënyrë do të shënojë më pak krahasuar me vitin e kaluar. Ndërsa në pjesën e marketingut është një goditjeë e madhe jo vetëm për Juventusin por për të gjithë Serie A”, tha ai.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco