Pas dënimit, ja cilat ndeshje do t’i luajnë pa tifozë Skënderbeu dhe Partizani

Pas dënimit, ja cilat ndeshje do t’i luajnë pa tifozë Skënderbeu dhe Partizani

08:40, 23/08/2018

Komisioni i Disiplinës dënoi Skënderbeun dhe Partizanin për incidentin e ndodhur në ndeshjen hapëse të Superligës.

Skënderbeu është dënuar me 3 milionë lekë të vjetër gjobë si dhe 5 ndeshje pa tifozë në Korçë.

Gjithashtu edhe tifozët e Partizanit janë dënuar me 4 ndeshje pa spektatorë dhe 2 milionë lekë të vjetër gjobë.

Këto janë ndeshjet që Skënderbeu dhe Partizani do t’i luajnë pa tifozë.

> 5 ndeshjet që Skënderbeu do t’i luajë pa tifozë:

Skënderbeu-Laçi

Skënderbeu-Tirana

Skënderbeu-Kukësi

Skënderbeu-Kamza

Skënderbeu-Kastrioti

> 4 ndeshjet që Partizani do të luajë pa tifozë:

Kamza-Partizani

Partizani-Kastrioti

Laçi-Partizani

Partizani-Flamurtari

Kujtojmë që tifozët e të 2-ja skuadrave u futën në fushë dhe pati një përleshje mes tyre, deri në momentin që ndërhyn policia. Gurë, stola të thyer dhe njerëz të lënduar nga ky akt dhune.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco