Lajmi i fundit

LIVE/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak Himarë për të zgjedhur kryetarin e komanduar

Basha shpërthen ndaj presidentit të Barit: Ai e kishte fajin që…

Basha shpërthen ndaj presidentit të Barit: Ai e kishte fajin që…

22:36, 16/08/2018

Mesfushori i kombëtares shqiptare të futbollit, Migjen Basha është transferuar para pak javësh te skuadra greke e Arisit të Selanikut. Por Basha kthehet sërish prapa në kohë dhe nuk harron momentet kur u bë kapiten i skuadrës italiane.

Por mes të tjerash lojtarit nuk iu rinovua as kontrata te Bari për shkak të problemeve financiare. Dhe për këtë Basha ka shpërthyer duke ia hedhur të gjithë fajin presidentit Kozmo Xhankaspro.

“Ai u ka thënë shumë gënjeshtra të gjithëve deri në momentin e fundit, pavarësisht penalizimeve insistonte se kishte bërë pagesat. Klubi kishte ndonjë të ri që mund të shiste dhe të siguronte të ardhura por ai nuk bëri asgjë dhe erdhi falimentimi. Më vjen keq sidomos për ta punonjës klubesh që marrin pak para që u nevojiten për të mbajtur familjet dhe mendoj se gjëja më e keqe është se ata kanë mbetur pa gjë. Nuk di të them për klubet e tjera të Serisë B, por për Barin është plotësisht faji i Xhankaspro. Nuk e di se si arriti të bëhej president, por nuk kishte asnjë lidhje me futbollin, nuk kuptonte asgjë dhe në dy vite ka ardhur 2-3 herë në dhomat e zhveshjeve në fund të ndeshjes duke folur për gjithçka përveçse për futbollin. I ka bërë një dëm të madh qytetit të Barit”- ka thënë me irritim Basha.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco