Cungu: Me pak fat mund të ishim kualifikuar

Cungu: Me pak fat mund të ishim kualifikuar

21:17, 16/08/2018

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, pas ndeshjes kundër Torpedos të fituar 2-0 por që nuk mjaftoi për kualifikimin, ka deklaruar se ekipi i drejtuar prej tij ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme.

Shkodrani tha se i ka mbetur peng ndeshja e parë, ndërsa sot me pak fat mund të ishin kualifikuar.

Por, çfarë i mungoi këtij Kukësi?

“Eshtë e vështirë për ta thënë, shpërdoruam shumë raste në të dyja ndeshjet. i patëm mundësitë të shënonim golin e tretë. Ndeshjen e parë gabuam shumë. E kishim përgatitur ndeshjen të hidheshim në sulm që në fillim, por duhet të ishim të kujdesshëm të mos pësonim”.

Çfarë ndryshoi te Kukësi?

“Ardhja e Malikit na dha ekuilibër. Lojtarët, ndryshe nga ndeshja e vajtjes, nuk kishin probleme vizash, lodhje fizike dhe sfilitje. Edhe Rexhinaldo ishte në dispozicion 100%, ndryshe nga ndeshja në Gjeorgji, ku megjithatë u paraqit mirë”.

Merkato?

“Kukësi nuk e ka mbyllur merkaton akoma. Eksperienca e Cululit do të na ndihmojë. Të presim dhe me shpresë. Dëshira nuk ka munguar nga presidenti dhe drejtuesit. Me shpresë që të godasim, edhe pse nuk është aspak e lehtë

“Konkurrenca nuk bën dëm, forcon ekipin. Kampionati është i gjatë ka ndeshje kupe, kartonë dhe skualifikime. Duhet kontigjent lojtarësh. Do t’ia lëmë kohës”.

A do të ketë largime?

“Nuk jam personi që vij për të larguar njerëz. Pyesni drejtuesit, klubin pra, dhe jo mua. Kam 1 muaj që kam ardhur dhe nuk mund të ndërhyj. Nuk kishim kohë për të marrë frymë dhe nuk e kemi pasur mendjen aty”.

Objektivi titull?

“Me ardhjen e fundit, pra Cuculin, me shpresën që do të vijnë edhe të tjerët, objektivi është titulli. Çdo trajner që duhet të vijë këtu duhet të synojë lart. Kukësi është faktor, fitues i Kupës dhe kampionatit. Objektivat janë vendosur me kohë”.

Çfarë do t’i thoni djemve?

“Do t’i përshëndes dhe përgëzoj për lojën e zhvilluar”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco