La Liga zbulon Amerikën, sezoni i ri vjen me risi

La Liga zbulon Amerikën, sezoni i ri vjen me risi

17:54, 16/08/2018

Një ndeshje zyrtare e kampionatit spanjoll, duke filluar nga sezoni që nis së shpejti do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Një nismë ekspansioni e ngjashme me atë të NBA që luan takime zyrtare të saj në Londër. La Liga konfirmoi nëpërmjet një komunikate zyrtare se do të zhvillojë ndeshje zyrtare në Shtetet e Bashkuara, siç ka marrë përsipër në një akord mes saj dhe Relevent, një shumëkombëshe argëtimi që pretendon të promovojë futbollin në Amerikën e Veriut.

 Ideja është që këtë sezon, Barcelona apo Reali i Madridit të luajnë në Shtetet e Bashkuara një nga ndeshjet zyrtare të kampionatit. Edhe pse marrëveshja është 5-vjeçare dhe nuk paragjykon asnjë skuadër tjetër të kategorisë maksimale të futbollit spanjoll natyrisht që Barça apo Reali kanë më tepër sharm për t’i dhënë jetë nismës që synon promovimin e futbollit spanjoll përtej oqeanit, e madje nuk përjashtohet as mundësia që një El Clasico të luhet në Shtetet e Bashkuara.

Promovimi i futbollit iberik në Amerikë apo Kanada përbën një objektiv të rëndësishëm të La Ligas, duke patur parasysh që gjithçka kthehet në marketing, të ardhura nga e drejta televizive dhe fanella të shitura në një treg që premton shumë për të ardhmen, pa harruar këtu që drejtuesit e La Ligas punojnë me qitje të largët duke synuar të rrisin tifozët e skuadrave të tyre edhe në këndvështrimin e Kupës së Botës së vitit 2026 që do të zhvillohet pikërisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kanada dhe Meksikë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco