Ramos ‘masakron’ Ronaldon, pas deklaratës së këtij të fundit

Ramos ‘masakron’ Ronaldon, pas deklaratës së këtij të fundit

16:53, 16/08/2018

Sergio Ramos ka shigjetuar Cristiano Ronaldon, duke këmbëngulur se asnjë lojtar nuk është më i madh se Real Madridi.

Ronaldo i dha fund nënshkrimit të tij nëntë vjeçar në Bernabeu, duke u bashkuar me Juventusin në një transferim që kushtoi 105 milionë eur.

Cristiano Ronaldo duket se ka synuar të ‘thumbojë’ Realin në një deklaratë të fundit të tij duke lavdëruar Juventusin se është si një familje, më shumë se sa Real.

“Që kur isha fëmijë, shikoja këtë ekip dhe shpresoja që një ditë të luaja atje.

“Është klubi më i madh në Itali dhe një nga më të mirat në botë, kështu që ishte një vendim i lehtë. Është ndryshe këtu, është si një familje. ”

Sergio Ramos duke iu referuar shprehjes së Ronaldos “si familje” u kundërpërgjgij duke deklaruar: “Kemi pasur shumë sukses, sepse ne jemi një familje dhe ai ishte pjesë e asaj familjeje, të cilën ne kemi vazhduar të kemi.

“Është padyshim negative kur humbet një lojtar si Cristiano Ronaldo, por ne mund të vazhdojmë të fitojmë dhe në historinë e Real Madridit shumë prej tyre kanë ardhur dhe shkuar, por Real Madridi vazhdon të fitojë.

“Askush nuk është mbi Real Madrid, çfarëdo që të ndodhë Real Madrid do të vazhdojë të jetojë dhe kjo ishte zgjedhja e tij për t’u larguar.

“Vendimet nuk janë të miat, por dyert gjithmonë janë të hapura për ata që duan të jenë pjesë e Real Madridit.

“Humbja e Ronaldos ishte e vështirë, por asnjë lojtar nuk është mbi Real Madridin dhe ne ende kemi urinë për të përmirësuar dhe për të fituar më shumë tituj.

“Mendësia që kemi është më e rëndësishme se çdo individ në ekip”.

Ramos madje pas golit të shënuar mbrëmë ndaj Atleticos festoi në stilin e Ronaldos, si për ti treguar se nuk ishte i “pazëvendësueshëm”. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco