Drejtori i Real Madridit ka këtë njoftim për Luka Modric

Drejtori i Real Madridit ka këtë njoftim për Luka Modric

09:55, 16/08/2018

Fakti që e nisi ndeshjen finale të Superkupës nga stoli nuk është sinjal se Luka Modric do të largohet nga Real Madridi, përkundrazi.

Drejtori sportiv i ekipit “merengues”, Emilio Butragueno, ka konfirmuar se mesfushori kroat nuk ka për të shkuar tek Interi, duke i mbyllur derën transferimit të tij.

“Nuk ka asnjë çështje “Modric” dhe ju konfirmoj se lojtari është i kënaqur që do të vazhdojë të luajë me ne edhe sezonin e ardhshëm”, tha Boutragueno, duke mbyllur mundësinë e transferimit të nënkampionit të botës te skuadra zikaltër.

Ditët e fundit është përfolur se do të jetë mesfushori danez Christian Eriksen (Tottenham) ai që do të shkojë tek Reali Madrid në vend të Modric, por tashmë konfirmohet se asnjë lëvizje “big” nuk do të ndodhë më në merkaton e verës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco