VIDEO/ Bavarezët i bëjnë pritje speciale kampionit të vetëm të Botës

VIDEO/ Bavarezët i bëjnë pritje speciale kampionit të vetëm të Botës

09:02, 15/08/2018

Një muaj pasi Franca u shpall kampione e Botës në “Rusi 2018” te Bayern Munchen presin në mënyrë speciale Corentin Tolisso, shkruan Syri.net.

Mesfushori francez u shpall kampion Bote dhe sapo është kthyer në klub pas pushimeve, bavarezët i kanë bërë një surprizë të këndshme.

Një tortë me logon e Bayern Munchen, me Kupën e Botës sipër dhe thirrjet e shokëve të skuadrës “kampion, kampion”, e kanë emocionuar francezin.

Tolisso ishte i vetmi kampion Bote nga Bayern Munchen, teksa përpara shokëve dhe drejtorit sportiv Hasan Salihamidzic, 24-vjeçari deklaroi se tashmë shpreson të fitojë edhe Champions League.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco