VIDEO/ FSHF mbledhje me drejtuesit e klubeve në prag të nisjes së sezonit të ri

VIDEO/ FSHF mbledhje me drejtuesit e klubeve në prag të nisjes së sezonit të ri

12:08, 14/08/2018

Federata Shqiptare e Futbollit ka organizuar sot një mbledhje me drejtuesit e klubeve të Kategorisë Superiore, ku është diskutuar për përmirësimin e garës.

Një nga rregullat e reja që do të aplikohet këtë sezon në Superiore është se policia, në zbatim të ligjit për mbarëvajtjen e ndeshjeve, nuk do të qëndrojë më në shkallët e stadiumit, por vetëm jashtë tij në gatishmëri.

Sekretari i FSHF-së, Ilir Shulku, foli para drejtuesve të klubeve elitare në lidhje me disa pika që duhet të përmirësohen në sezonin që fillon të premten me ndeshjen Skënderbeu-Partizani.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco